Elvana Gjata kritikohet nga fansat për videoklipin e regjistruar në Greqi: Antishqiptare

Elvana Gjata nuk mund të rehatohet assesi me spotet e saj. Pasi ishte kritikuar për spotin e saj “Me ty”, ajo është kritikuar edhe për spotin e saj më të ri “Afër dhe larg”, të cilin këngëtarja shpenzoi shumë para për ta realizuar në Greqi.

Kënga e cila është klikuar më shumë se 296 769 në youtube.com, pavarësisht që kënga ka marrë lavde të mëdha, prapë ka komente të ndryshme të cilat e akuzojnë këngëtaren se Shqipëria ka vende më të bukura se Greqia dhe se ajo do të mund ta realizonte klipin e saj diku në bregdetin shqiptar.

“113 Dislikes shkojnë vetëm për Greqinë, jo Elvanën!”, ka shkruar një adhurues i Elvanës me pseudonimin FleeshiLeshi, cili ka shtuar se Elvana do të ishte më mirë që atë ta realizonte klipin diku në bregdetin shqiptar.

Komentet në youtube për Elvanën shpesh janë edhe raciste dhe fyese dhe shkojnë kryesisht për grekët dhe sjelljet e tyre raciste kundër emigrantëve shqiptarë. Pikërisht për këtë gjë, adhuruesit shprehin revoltën e tyre më të madhe se pse këngëtarja e tyre e adhuruar e ka realizuar spotin në një shtet në falimentim.

“Mos e klikoni kongen GREECE mo FUCKDUP”, shkruan një tjetër komentues me pseudonimin TheShiningstarful.
Madje, komentuesit kanë komentuar edhe përkatësinë fetare të Elvanës, pasi që këngëtarja ka vënë një kryq në qafë. Shumë prej tyre kanë dashur të dinë a është ajo ortodokse apo e krishterë.

“Elvana duket se do të nxjerrë disa këngë të tjera akoma më të bukura këto kohë. Shpresoj klipet e tjera t’i xhironi diku tjetër”, shkruan një tjetër komentues me emrin volnl.
“Ne Shqipëri, Elvana është artiste shumë e dashur, por populli i konsideron artistet paksa si ambasadore dhe vëzhgon çdo veprim të tyre. Uroj me kohë plagët të shërohen dhe në të ecim përpara pa na u bërë fare vonë për grekët e Greqinë. Suksese E.GJ”, shkruan komentues i radhës.

Elvana ishte kritikuar edhe për klipin “Me ty”, ndërkohë që albumi i saj “Afër dhe larg” është mirëpritur mirë në të gjitha trojet shqiptare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT