Lajmet e Fundit
7.56.MD
I akuzuari për dhunimin e varreve shqiptare, rizgjidhet kryetar i OMONIA-s në Korçë
Written By Zgjohu Shqiptar !!! on e martë, 01 shkurt 2011 | 7.56.MD
Naun Disho, i akuzuari kryesor i procesit gjyqësor për dhunimin e varrezave të banorëve në fshatin shqiptar Boboshticë, është rizgjedhur kryetar i organizatës Omonia, në Korçë. Ai deklaroi per mediat se qëllimi i detyrës së tij është të "të kontribuojmë për përforcimin e helenizmit në rajonin e Korçës."
Naun Disho po gykohet nga gjykata e Rrethit Gjyqësor të Korçës, për veprën penale të dhunimit të varrezave të fshatit Boboshticë me qëllim ngritjen e një memoriali mbi to me pretendimin se aty janë varrosur dy ushtarë grekë të vrarë në vitin 1941 në luftën italo-greke.
Banorët e këtij fshati kërkojnë me ngulm shkaktarët e dhunimit të varrezave të të afërmeve të tyre. Ata thonë se në këto varreza nuk ka asnjë ushtar grek të varrosur dhe se aty ndodhen vetëm varret e gjyshërve të tyre.
Sipas tyre, një ushtar grek i gjetur i vdekur në mal nga banorët e këtij fshati është varrosur në varrezat e reja, që ndodhen në fund të fshatit.
Nga faqa ne FB: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

6.30.MD
Protesta nga emigrantët,kërkojnë mbështetje nga Shqipëria dhe jo braktisje
Protestë për të drejta e emigrantëve kanë planifikuar emigrantët e Kretës dhe saktësisht Shoqata Shqiptare ” Albania Diaspora “.
Në një deklaratë zyrtare për shtyp,shoqata fton të gjithë emigrantët që ditën e hënë 21 shkurt ora 16.00,do të organizohet një protestë përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë.
Vendimi u mor nga shoqata në mbledhjen e mbrëmjes së kaluar datë 31 janar dhe u vendos që në këtë protestë ata do të kërkojnë nga qeveria shqiptare:
a – Zbatimi i menjëhershëm i statusit të emigrantit nga ana e Shtetit Shqiptar, duke vënë akoma pika shtesë nga ne vetë emigrantet;
b – Te ulet çmimi i shitjeve të pasaportave;
c – Shërbim Konsullor në Kretë;
d – Fonde për mbijetesën e shkollave shqipe dhe jo fonde për ata që do të spiunojnë e denoncojne demostruesit e datës 21 shkurt në Tiranë, sepse, demonstrata në mënyrë të grupuar është e vetmja armë e çdo qytetari, për të kërkuar të drejtën e tij.
Duke parë se shqiptarët nuk kanë patur mbështetje ,si dhe nuk ka patur një politikë të jashme për emigrantët,ftohen të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi ,të marrin pjesë në këtë protestë më datën 21 shkurt ora 16.00 përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë.