Home » , » Veteranët kroatë: Prekazi vend i shenjtë

Veteranët kroatë: Prekazi vend i shenjtë

Written By Zgjohu Shqiptar !!! on e mërkurë, 30 maj 2012 | 8.56.MD

Veteranë të luftës në Kroaci, të cilët kishin udhëtuar me motoçikleta për në Kosovë, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ku janë përulur para varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. Ata mbërritën sot në Kosovë, pas disa orë vonesa në kufi me Malin e Zi.

Suita prej 18 veteranëve, në mesin e të cilëve edhe tri femra dhe Xhavit Demiqi nga Abria e Epërme e Drenasit, udhëhiqej nga kolonel Ivica Panxha dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kroaci, Ratko Dragovic, i cili tha se “Prekazi është vend i shenjtë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjitha ata që luftuan për çlirimin e trojeve të veta nga Serbia”.

Kolonel Panxha, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që luftuan për Kroacinë, në mesin e të cilëve ka përmendur emra të njohur si tashmë heroin e Kosovës, Bekim Berisha “Abeja”, etj., por edhe Xhevdet Babajn nga Llausha e Skenderajt, për të cilin tha se e ka pasur bashkëluftëtar, bashkë me Demiqin, raporton Koha.net.

Mysafirët nga Kroacia i ka falënderuar Hysni Ngucati, kryetar i degës së OVL në Skenderaj, i cili tha se kroatët dhe shqiptarët e patën një armik të përbashkët, Serbinë, të cilën e luftuan deri në çlirimin e trojeve të veta.

Luftëtarët nga Kroacia pastaj kanë vizituar edhe Kullat e rezistencës së familje Jashari në të cilat shihen gjurmët e rezistencës heroike të Jasharëve dhe barbaria e forcave serbe.

Veteranët e luftës së Kroacisë, si motoçiklistë të pasionuar, treguan interesim të shohin edhe motoçikletën të cilën e ka përdorur në lëvizjet e tij në terren komandanti legjendar, Adem Jashari.

Ndërsa në Prishtinë, veteranët e luftës në Kroaci, u takuan edhe me ministrin e FSK-së, Agim Çekun, një takim që emocionoi edhe mysafirët, edhe mikpritësin, meqë kishin qenë bashkëluftëtarë.

Mundesohet nga faqet ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut " dhe " Zgjohu Shqiptar !!! " ---> "Shperndaje"
Pelqe dhe Shpernda Artikullin :

Post a Comment

'Zgjohu Shqiptar' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë materiale te tyre personale apo opinione mbi shkrimet e botuara nga 'Zgjohu Shqiptar' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: zgjohushqiptar@hotmail.com

Nese mendoni se ka nje koment per kete artikull, ju mund te komentoni ne kuadratin me poshte.

 
Support : Creating Website | " Zgjohu Shqiptar !!! " | Albania
Copyright © 2010 - 2013. Zgjohu Shqiptar ! - All Rights Reserved
Ndalohet ripoodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.
Info dhe Marketing: zgjohushqiptar@gmail.com