Lajmet e Fundit

Rrahja e nxënësve shqiptarë në Maqedoni (VIDEO)

Written By Zgjohu Shqiptar !!! on e hënë, 12 mars 2012 | 9.59.MD

Javët e fundit, nëpër Shqipëri ka qarkulluar një lajm për disa rrahje të të rinjve shqiptarë nga ana e disa maqedonasve! Po të mos ishte për sfondin etnik, këto ngjarje do të kalonin fare pa u vënë re e do të cilësoheshin si sherre mes të rinjsh, por çfarë ndodh realisht në trajtimin e shqiptarëve në Maqedoni? 

Një përshtypje të krijohet sapo mbërrin në Shkup dhe sheh statujën e Skëndërbeut në këtë qytet! E strukur në fund të një parking, heroi ynë kombetër janë fshehur mes disa gërmadhave, në një degradim estetik që zor se mund të konsiderohet i rastësishëm, po ta krahasosh me qëndrimin e mbajtur ndaj përmendores aq të përfolur të Aleksandrit të Madh.

Ne kiosken e parë, në çarshinë e vjetër të Shkupit, kamerat e “Pasdite” në “Top-Channel” vizituan Ejupin, një gazetashitës i vjetër i përfshirë edhe në përballjet e fillimviteve 2000.

“Nuk janë vetëm këto dy raste, ka edhe të tjera. Të gjitha me të njëjtin drejtim, me maqedonasit që sulmojnë pakicën shqiptare. . Ka tension të madh në ajër dhe fëmijët kanë frikë”, pranoi Ejupi përpara kamerave.

“Ekziton një lloj fërkimi, i cili transmetohet brez pas brezi, por situate është bërë e tillë sa që mund të mjaftojë një shkëndijë dhe situata të shpërthejë”.

 Është brez pas brezi, por mjafton vetëm nëj shkëndijë dhe situate mund të shpërthejë”.

Pas Shkupit, trupa jonë e xhirimit i drejtohet periferisë së tij, në vendngjarje. Fshati Çiflig është në një mënyrë të çuditshme skena e përplasjeve të vazhdueshme etnike!

Me të mberritur në të, nuk është e vështirë që të takosh viktimat e rrahjeve barbare, të shpërndarë pothuajse kudo, midis shtëpive të Çifligut. Nga të gjithë nxënësit e plagosur me rënde është Sheval Sulejmani, 17 vjeç. Plagët janë të shumta e të thella! Pas shumë ditësh pa folur, ai bëri një sakrificë të rëndësishme për të denoncuar ngjarjen në “Top-Channel”.

“E mbaj mend ngjarjen, por vetëm pak. Ishim në autobuz duke u kthyer nga shkolla, kur u ngjitën në mjet dhe na goditën. Më goditën me hekur në kokë dhe sende të tjera. Çfarë ndodhi më pas nuk e mbaj më mend”, rrëfen ngjarjen e dhimbshme adoleshenti.

Shevali, ashtu si çdo banor i Çifligut, vitet e fundit jeton me frikë. Rrahjet, ata frikësohen se nuk do të ndalojnë. “Nuk kuptuam asgjë, as përse na goditën. Kam frikë prej maqedonasve, sepse kemi rrugën e keqe dhe duhet të kalojmë përmes fshtrave të tyre për të shkuar në shkollë. Nuk e di se si do t’ia bëjmë tani, mbase duhet të ndryshojmë rrugë”, thotë 17-vjeçari.

Babai i Shevalit po pret vizitat e rastit, ndërkohë që sheh djalin e vetëm që ka rrezikuar jetën thjesht sepse flet shqip në një autobus ku mund të hipin edhe maqedonas, por frika nuk është një opsion në këtë kurth gjeografik,

“Tensione këto vite ka patur, ndërsa më përpara kemi jetuar mirë me maqedonasit. Situata është tensionuar dhe nuk e di përse po ndodh kështu, por  punët nuk janë në rregull. Frikësohemi apo jo, nuk është se kemi zgjidhje. Kemi vetëm këtë rrugë dhe duhet të kalojmë detyrimisht nga kjo udhë”, deklaroi ai.

Amira, një tjetër adoleshente, edhe ajo e dhunuar në ngjarjen e 7 marsit, foli me shumë ngurim, pas vetëm një ore këmbëngulje. Që prej ditës së rrahjes, ajo ka qëndruar e mbyllur në shtëpi dhe nuk është larguar më prej saj, nga frika e kujtimeve që e përndjekin.

“Hynë në stacion dhe nisën të na rrihnin. Na dalluan sepse ne ishim të gjithë bashkë dhe po flisnim shqip. Gjithçka ishte e organizuar dhe kam frikë të shkoj në shkollë”, thotë minorenia, e cila iu nënshtrua qepjeve në kokë dhe një operacioni në bark.

“Ne, të gjithë banorët e fshatit jemi të traumatizuar. Nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë më tej”, shprehet babai i saj.

Ajrulla Jakupi, mesuesi i 9-vjeçares për zonen, i ka patur të gjithë fëmijët e dhunuar nxënës të tij. Ai rrëfen fatkeqësinë e të jetuarit në Çiflig, një fshat, që në vetvete është një kurth gjeografik.

“Këtu veçanërisht, të jesh shqiptar në fshatin Çiflig është shumë e vështirë, sepse rrezikon të rrihesh sa herë që dikush kupton që je duke folur shqip. Në autobus s’duhet të flasësh shqip, nuk duhet të shkosh në disa vende që të të bëjnë të kuptohesh që je shqiptar dhe të gjitha këto kur çdo ditë, duhet të kalojmë në një rrugë që përshkron fillimisht 5-6 fshatra maqedonas”.

Ajo që konstaton me keqardhje Jakupi është burracakëria me të cilën këto xheste kryhen në dëm të shqiptarëve të kësaj zone periferike të Shkupit. “Kur ka një numër të madh shqiptarësh, maqëdonasit nuk guxojnë të bëjnë veprime të tilla, por fatkeqësisht, këtu jemi pak”, komenton ai.

Situata duket e pakthimtë dhe tensioni është i lartë, por për dy njerëz që jetojnë nën një çati dhe flenë në dhoma të ndryshme, nuk mund të thuash që bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. 


Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut ---> "Shperndaje"

Protestes i bashkangjitet edhe organizata " Zgjohu Shqiptar !!! "

Më 13 Mars, Ora: 12:00 protesto përballë ambasadës së FYROM-it në Tiranë, si kundërpërgjigje ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë nga ana e sllavomaqedonasve dhe kundër te gjitha padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve ne atë shtet artificial. Për më tepër është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar, dhe për të treguar kush jemi ne, dhe per tu thënë qe NE ishim këtu kur "ata" erdhën. Tifozat Kuq e Zi dhe Organizata “ Zgjohu Shqiptar !!! ” do të jenë aty ku i thërret atdheu. Organziatore të protestes Kuvendi i Patrioteve Civil

O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar!

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut ---> "Shperndaje"

Maqedoni, hackerat shqiptarë sulm faqes së Qeverisë: Ju urrejmë, jeni si serbët e grekët

Qeveria e Maqedonisë ka rënë pre e hackerave shqiptarë, pasi është sulmuar sajti zyrtar i Qeverisë.

“Ne gjithmonë do ju urrejmë ju, sepse edhe ju jeni skllav sikur serbët, grekët dhe rusët, sepse vetëm ju i nënçmoni shqiptarët, ç’ka patën faj shqiptarët në Maqedoni që e lënduan popullin maqedon është po ashtu sikur populli serb. E nënçmoni një popull që ka vlera të mëdha e ata janë Shqiptarët dhe me kokë lartë do të jenë gjithmonë/ Just Smile”, shkruhet në faqen e sulmuar, raporton noa.al, ndërsa shtohet adresa e kontaktit AlbanianHackers4L@Gmail.Com.

Po të vijosh të dëgjosh në faqe janë vendosur këngë shqiptare patriotike, ku logoja kuq e zi me flamurin në mes ku njëri krah jep hartën e plotë të trojeve shqiptare, shoqëron dedikimin e hackerave shqiptarë të ciëlt e cilësojnë si zonë të tyre këtë adresë.

Në bazë të reagimeve e deklaratave të ditëve të fundit, ky sulm duket si një përgjigje ndaj dhunës së ushtruar te nxënësit shqiptarë nga grupet maqedonase.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut ---> "Shperndaje"

Pamje shok, digjet flamuri shqiptar nga Christian Organization (VIDEO)

Video është publikuar pardje më 10 mars nga ajo që vetëquhet Hristijanska organizacija dhe në anglisht Christian Organization. Organizata e vetëquajtur si e tillë, nuk jep të dhëna për vendndodhjen e saj ndaj dyshimet mund të lindin se kjo video mund të jetë përgatitur edhe në Beograd, nga qarqet antishqiptare, apo gjetkë

Hristijanska organizacija ose Organizata Kristiane, ka prezantuar një video të cilën e ka shpërndarë në internet dhe fton maqedonasit joshqiptarë që “të zhduken” shqiptarët myslimanë.

Para se të djegin flamurin, me në sfond një këngë të afërt me ato liturgjike, maskat kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni dhe përgjithësi ku jetojnë shqipfolësit, duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve.

Video shoqërohet me titra në anglisht dhe pasohet me djegien e flamurit shqiptar nga personat e maskuar të cilët në një pjesë të pamjeve shoqërohen dhe me vijë melodike. Kurse kur flasin me kërcënime ndaj shqiptarëve, personat e maskuar e kanë zërin të kamufluar mesa duket që të mos mundësohet identifikimi i tyre jo vetëm nga pamja por edhe nga zëri.

SHIKONI VIDEON

“Mos provoni të digjni tempujt e shenjte të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse or myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, - thonë në mesazhin e tyre këta racistë të maskuar në mesazhin filmik që ka përcjellë Organizata Kristiane në FYROM.

Video është publikuar pardje më 10 mars nga ajo që vetëquhet Hristijanska organizacija dhe në anglisht Christian Organization. Organizata e vetëquajtur si e tillë, nuk jep të dhëna për vendndodhjen e saj ndaj dyshimet mund të lindin se kjo video mund të jetë përgatitur edhe në Beograd, nga qarqet antishqiptare, apo gjetkë.

Nuk dihet nëse do të ketë reagim nga pala shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme, kurse ka heshtje nga qeveria e FYROM në Shkup.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut ---> "Shperndaje"

Totali i Shikimeve te Faqes

 
Support : Creating Website | " Zgjohu Shqiptar !!! " | Albania
Copyright © 2010 - 2013. Zgjohu Shqiptar ! - All Rights Reserved
Ndalohet ripoodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.
Info dhe Marketing: zgjohushqiptar@gmail.com